10:06 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Telashet shtohen për Unitedin, i zhytur në borxhe

Manchester Unitedi vazhdon të ketë ende probleme jo vetëm në aspektin sportive, por dhe në atë ekonomik.

“Djajve të kuq” u është shtuar borxhi në 160 milionë euro sipas asaj që shkruan “The Sun”.

Një shifër që vë në pozita të vështira zv.presidentin e klubit dhe po ashtu pronarët e tij, familjen Glazer.

Një nga shkaqet kryesore të këtij borxhi janë shpenzimet e bëra për blerjen e lojtarëve si Harry Maguire, Aron Van-Bissaka apo Daniel Jamesi, që kushtuan 170 milionë euro të tretë së bashku. Vlerë kjo e cila nuk po reflektohet në fushën e gjelbër.

Teksa shkaku i dytë është moskualifikimi për në Champions League, por vetëm në Europa League. Siç dihet pjesëmarrja në arenën evropiane e aq më tepër në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për klube, do të thotë përveçse një humbje sportive, po ashtu edhe ekonomike lidhur kjo edhe me të drejtat televizive.

Tifozët kanë dalë hapur kundër familjes Glazer për të cilët para pak kohësh qarkulluan lajmet se duan të shesin klubin e Unitedit./Indeksonline/