Telashet tek Kalabria, ministria pret në takim përfaqësuesit e lagjes

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu ka njoftuar se zyrtarë të kësaj ministrie kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes Kalabria, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kanë diskutuar hollësisht për shqetësimet e tyre rreth planit rregullues të hollësishëm si dhe vendimeve që janë marrë në të kaluarën.
“I sigurojmë qytetarët e lagjes Kalabria se këtë çështje jemi duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitet”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.
Postimi i plotë i ministrit Aliu:
Zyrtarë të lartë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë pritur në takim përfaqësuesit e lagjes Kalabria, me ç’rast kanë dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kanë diskutuar hollësisht për shqetësimet e tyre rreth Planit Rregullues të Hollësishëm si dhe vendimeve që janë marrë në të kaluarën.
I sigurojmë qytetarët e lagjes Kalabria se këtë çështje jemi duke e trajtuar me prioritet dhe me seriozitet.
Për më shumë, shqetësimet e tyre do ti trajtojmë bashkë me institucionet tjera qendrore dhe lokale, për shkak se ligjshmëria e vendimeve komunale trajtohet në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.