75 Mall Live Search
14:34 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Largpërçuesit, gati përtokë në Prishtinë!

Stuhia e mbrëmshme në territorin e Kosovës ka shkaktuar dëme të mëdha në rrjetin e energjisë elektrike.

Edhe në Prishtinë janë vërjetur këto prishje, shkruan IndeksOnline.

Nga era e madhe telat elektrikë në rrugën C, në Prishtinë gati sa s’kanë rënë përtokë tërësisht.

Në disa fotografi që kanë dërguar në IndeksOnline shihet se shtyllat elektrike janë në rrëzim e sipër, duke bërë që telat t’i afrohen goxha shumë tokës./IndeksOnline/