Telat e energjisë elektrike marrin flakë në një shtëpi në Prizren

Mbrëmë rreth orës 24:00 në një shtëpi në Komunën e Prizrenit telat e elektrikë kanë marrë flakë.
Në disa pamje që ka siguruar IndeksOnline shihet se si ka ndodhur incidenti.
Sipas dëshmitarëve të rastit nuk ka asnjë të lënduar.
Pas 20 minutash në vendngjarje kishte dalë KEDS-i dhe zjarrëfikësit për të intervenuar./IndeksOnline/