75 Mall Live Search
22:03 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / AR

Telat e rrymës në banjë ia marrin jetën shtatëvjeçarit nga Gjakova

Shtatëvjeçari Avdi Morina nga Gjakova mbeti i vdekur mbrëmjen e së dielës.

Kontakti i telave të rrymës me ujin në banjën e shtëpisë i morën jetën vogëlushit.

Ai hyri në banjë për të bërë dush pasi kishte përfunduar lojën në rrugën “Xheladin Nushi” të Gjakovës.

Me të dëgjuar zhurmën, reagoi nëna e Avdiut. Në përpjekje për të shpëtuar të birin, ajo pësoi lëndime nga energjia elektrike, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e prokuroria dolën në vendngjarje për të hetuar vdekjen. Ndërsa, nga KEDS-i i thanë Klan Kosovës se kanë dërguar një ekip ekspertësh në vendngjarje, dhe se shumë shpejt do të dalin me një raport për rastin.