75 Mall Live Search
20:19 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Telat shkëputën nga shtylla elektrike në Podujevë, rrezikohen banorët

Një shtyllë elektrike në Magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht tek ‘Qershiat e Llapashticës’ po rrezikon banorët.

Banorët po frikësohen se telat e ngarkuar me tension që janë shkëputur nga shtylla mund të bien mbi asfalt, transmeton Indeksonline.

Shkaku i kësaj shtylle elektrike, dy lagje kanë mbetur në terr.

Rreziku mbetet të telat të cilët në çdo moment mund të bien mbi sipërfaqen e tokës dhe të rrezikojnë banorët që qarkullojnë në këtë pjesë./Indeksonline/