11:18 / E Enjte, 20 Janar 2022 / OSH

Telefonat e dedikuar për gazetarë i morën ish-anëtarët e Bordit të RTK-së

Në mbledhjen e mbrëmshme, Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Në vendimin e Bordit të RTK-së, janë listuar arsyet të shumta që çuan në shkarkimin e tij, raporton IndeksOnline.

Njëra ndër to ishte edhe keqmenaxhimi nga ana e menaxhmentit të RTK-së në menaxhimin e kontratave të Marketingut në RTK.

Sipas vendimit, rasti ka të bëj me keqpërdorimet me telefonat mobil të RTK-së të cilët kanë qenë të dedikuar të shpërndahen në bazë të nevojave të udhëheqësve të sektorëve dhe nevojave programore për xhirime përmes sistemit MoJo ( Mobile Journalisëm).

Por, siç thuhet në vendim, këta telefona janë shpërndarë kryesisht për ish-anëtarë të Bordit, anëtarë të Menaxhmentit të lartë të RTK-së, si dhe për disa nga menaxherët e njësive kurse vetëm dy sosh janë ndarë për gazetarët.

Po ashtu, thuhet se është konstatuar se RTK nuk disponon më informacione nëse të gjithë personat të cilët nuk janë pjesë e RTK-së i kanë kthyer paisjet që janë dhënë në shfrytëzim./IndeksOnline/