Telefonata e fundit që bëri me lot në sy njerëzit në studio, mërgimtari dhuron 1.5 milionë euro për shqiptarët
Po vazhdon solidarizimi me banorët e prekur nga tërmeti i së martës në Shqipëri, ku mbetën te vdekur 52 persona, derisa afro 1000 të tjerë u lënduan.
Shumë shqiptarë anembanë botës, por dhe shtete fqinje kanë ndarë shuma të mëdha parash për ata qytetarë që u dëmtuan dhe mbeten pa kulm mbi kokë.
Një ndihmë të madhe me thirrjet e tij ka dhënë edhe humanisti, Elvis Naçi, përcjell Indeksonline.
Ai mbrëmë në një emision live, së bashku me Sidrit Bejlerin dhe Gold Ag-un, priten telefonata nga bashkatdhetarë, të cilët si gjithmonë hapën zemrat për popullin e tyre.
Ndërsa, emocionuese ishte pikërisht telefonata e fundit, kur një mërgimtar tha se ka vendosur të ndërtojë 4 pallate, të cilat prekin shifrën e mbi 1.5 milionë euro.
Elvis Naçi duke falënderuar atë, tha: “Një gëzim i paparë po mbretëron në studio, teksa njerëzit e pranishëm kanë nisur të qajnë nga gëzimi dhe vepra e mërgimtarit”./Indeksonline/