75 Mall Live Search
12:58 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Telefonata e rëndësishme që po e pret Igli Tare

Drejtori i Lazios, Igli Tare është duke pritur një telefonatë të rëndësishme. Ylli spanjoll, David Silva ka mbetur që me një tëlëfonatë të pranojë apo të refuzojë ofertën e Lazios.

Ka qenë vëllau i Silvas ai që ka pranuar në Romë ofertën e Lazios e cila është duke u shqyrtuar. Tare dhe Lotito i kanë ofruar spanollit kontratë 3 vjeçare me fitime 3 milionë euro në sezon, shkruan Indeksonline.

Por, konkurrenca për ish-yllin e Cityt është tejet e madhe. Inter Miami, Al Sadd, Al Shabab, Al Nasr dhe Valencia janë vetëm disa nga skuadrat që po kërkojnë shërbimet e tij.

Silva është plot 34 vjeçar, por këtë sezon ka treguar se ende mund të luaj në nivele të larta./Indeksonline/