Telefonët e parë me 5G mund të debutojnë këtë vit
Qualcomm ka nisur përgatitjet për valën e parë të telefonëve 5G këtë vit dhe jo në 2019-ën, u shpreh një drejtues i lartë i kompanisë për Economic Times.
Edhe pse shumica e kompanive dhe operatorëve do të nisin linçimin e produkteve të para me 5G vitin e ardhshëm, disa lojtarë agresivë rajonalë janë gati të përmbushin kërkesa e standardit të ri celular i cili ofron shpejtësi deri në katër herë më të larta sesa 4G/LTE.
Zëvendës presidenti i Qualcomm Durga Prasad Malladi tha se shumica e pajisjeve me 5G pritet të debutojnë vitin e ardhshëm, specifikisht në fillim të 2019-ës.
Megjithatë sipas tij disa operatorë kanë shprehur vullnet për komercializimin e 5G-së që nga ky vit.
Përdoruesit mund të presin shpejtësi deri në 1.4Gbps në zonat urbane me densitet të lartë popullsie.
Në Janar Qualcomm u shpreh se pret që telefonët e parë 5G të debutojnë në CES 2019 por presioni i lartë nga kompanitë dhe operatorët ka bërë që ky afat të tërhiqet me disa muaj.