15:49 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Telefoni i ri i Nokia-s 8110 në formë banane del në shitje në Azi këtë muaj

Telefoni përmban një ekran QVGA me 2.4 inç dhe një kamera me dy megapiksel. Përdoruesit gjithashtu do të kenë akses në një lojë Snake të modernizuar dhe të përditësuar, natyrisht, si dhe 25 ditë të jetëzgjatjes së baterisë.

Nokia njoftoi se do të sjellë përsëri telefonin banane të Matrix në Kongresin Botëror të Telefonisë Mobile këtë vit, dhe tani duket se telefoni do të dalë në shitje në Azi në fund të majit. Nokia 8110 do të dalë në shitje në Singapor dhe Vietnam për rreth 80 dollarë, sipas CNET.

Ajo do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, të zezë dhe të verdhë dhe do të jetë duke u shitur globalisht së shpejti.

Telefoni përmban një ekran QVGA me 2.4 inç dhe një kamera me dy megapiksel. Përdoruesit gjithashtu do të kenë akses në një lojë Snake të modernizuar dhe të përditësuar, natyrisht, si dhe 25 ditë të jetëzgjatjes së baterisë.

Nokia më parë e rishfaqi telefonin e saj 3310, i cili gjithashtu dukej se ishte një lojë për nostalgjinë e njerëzve para smartphone. Kështu që nëse doni mund të ktheheni të jetoni në të kaluarën, edhe nëse nuk është telefon super i përshtatshëm.

Temat: