12:34 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Telefoni më i shitur, i vitit 2019, në të gjithë globin

Doli jashtë të gjitha parashikimeve! Telefoni më i shitur në 3- mujorin e fundit të vitit 2019 në të gjithë globin, është Iphone XR. Ky iPhone zë 3% të tregut dhe mbetet telefoni më i shitur çdo tremujor që nga viti 2018.

Vetëm iPhone XR kontribuoi në mbi ¼ e shitjeve të Apple gjatë tremujorit, duke u bërë telefoni më të shitur për gjigantin e teknologjisë, shkruan indeksonline.

Apple e ndryshoi edhe çmimin e këtij telefonit në Kinë për të ruajtur kërkesën e konsumatorit për këtë telefon. Phone XR ju bashkua iPhone 11 i nxjerrë në treg në shtator të këtij viti dhe zë vetëm 1.6% të tregut. Lista e telefonave më të shitur në tremujorin e fundit të 2019 përfshin gjithsej 6 modele nga Samsung dhe Oppo, ndërsa dy të fundit në listë janë Xiaomi Redmi 7A dhe Huawei P30. /indeksonline/