Telefonon te Indeksonline polici që rrahu të miturin me aftësi të kufizuara në Kaçanik, kërkon të largohet lajmi

Menjëherë pas publikimit të lajmit, në redaksinë e Indeksonline telefonoi Rrahman Mani.
Ai kërcënoi redaksinë duke kërkuar që të largohet lajmi, njëherësh duke e quajtur rastin të pavërtetë.
“Si guxoni ju me postu kësi lajme të rreme. Unë jam Rrahman Mani. Hajde këtu te unë, të tregoj qysh ka ndodh rasti, e jo ti mue mem publiku pa kurrëfarë baze, pa kurrëfarë fakte. Ne do të bëjmë padi dhe do të shohim … unë apo ai “me aftësi të kufizume” apo ju që publikoni lajme të rrejshme pa i ditë gjanat. Atëherë ju lus sa ma shpejtë me hek, nëse jo do të përballeni me pasojat”, tha ai.