75 Mall Live Search
12:43 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / mp

Raporti i punës për 2020/2021/, Telekomi dhe disa Ndërmarrje Publike drejt “humnerës”, operojnë me humbje

Dikur ishte ndërmarrja më profitabile në vend që kishte vlerën mbi 600 milion euro,  Telekomi i Kosovës, sot konsiderohet kompani më ekonomi të paqëndrueshme.  

Raporti vjetorë për vitet 2020/2021 i përformancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore, i cili sot do të diskutohet në Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti vë në pah që ndërmarrjet vazhdojnë të operojnë me humbje nga viti në vit.

Numri i NP-ve të cilat kanë shënuar humbje gjatë viteve 2020/2022 janë dhjetë Ndërmarrjet më të mëdha në vend. Ndërmarrjet të cilat kanë përformuar dobët dhe që kanë ndikuar në një masë të madhe humbjen e përgjithshme totale janë kompanitë: Trepça, Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU “Prishtina”, KRU “Mitrovica”, KU-‘Drini i Bardh” si dhe NH “Ibërr Lepenc”.

“Ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës fitimet i ka vazhduar me trendin e viteve me radhë të humbjes financiare, gjë që e definon këtë kompani si ekonomikisht të paqëndrueshme”, thuhet në raport.

E vetmja ndërmarrje publike që gjatë vitit 2020 dhe 2021 i ka paguar dividentën aksionarit është Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në vlerë prej 10 milionë euro. /IndeksOnline/