Telekomi i Kosovës anulon tenderin, nuk ia mbushën “syrin” pesë kompani me oferta: S’janë të përgjegjshme!

Telekomi i Kosovës ka anuluar tenderin për furnizim me “Smart Box për shërbimet televizive përmes teknologjisë OTT”. Pavarësisht që në këtë tender e kishin ofertuar pesë kompani të gjitha janë shpallur të papërgjegjshme.
Ndryshe në bazë të të dhënave në platformën e E-prokurimit Telekomi për këtë projekt i ka planifikuar 750 mijë euro.

Ndërsa kompanitë ofertuese të shpallura të papërgjegjshme kishin ofertuar me çmime nën vlerën e përcaktuar nga vetë autoriteti kontraktues “Telekomi”.
Më poshtë është dokumenti.
