09:55 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Telekomi i Kosovës organizon kampanjat promovuese

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi ka njoftuar kampanjën promovuese në sezonin veror.

Këto kampanja kanë edhe karakter vetëdijësues, ku nuk është gjithmonë prioritare profiti për Telekomin, por edhe obligimet që dalin ndaj rrethit shoqëror, aty ku VALA zhvillon biznes.

“Edhe këtë vit, Telekomi i Kosovës organizon kampanjat promovuese në sezonin veror.

Tashmë është viti i katërt, që këto kampanja promovojnë produktet dhe shërbimet më atraktive, me theks të veçantë pakot sezonale për bashkëatdhetarët dhe ata që kanë vendosur të pushojnë jashtë vendit.

Risi e këtij viti është se çmimet në Roaming (për internet dhe minuta) janë shumë më të lira dhe të përballueshme për të gjithë ata konsumatorë që kanë përzgjedhur udhëtimet jashtë Kosovës – komunikim si në shtëpi.

Këto kampanja kanë edhe karakter vetëdijësues, ku nuk është gjithmonë prioritare profiti për Telekomin, por edhe obligimet që dalin ndaj rrethit shoqëror, aty ku VALA zhvillon biznes.

Stafi ynë është çdo ditë në sheshet e të gjitha qyteteve të Kosovës, duke bërë shpërndarjen e fletushkave, duke bërë informimin e konsumatorëve për produktet e Telekomit dhe duke bërë shitjen e numrave dhe kartelave gërvishtëse.

Gjithashtu, ne jemi duke intensifikuar edhe kampanjën “Derë më Derë”, për promovimin e produkteve te reja të telefonisë fikse, në të gjitha lokacionet ku kemi shtrirë infrastrukturën ekzistuese të Telekomit te Kosovës dhe në vendbanime të reja ku kemi funksionalizuar dhe përmirësuar rrjetin e telefonisë mobile dhe internetit të shpejt 3G dhe 4G.

Kampanja zyrtarisht ka filluar me datën 18 qershor 2019, e cila sipas planifikimeve do të zgjas deri më 15 shtator 2019″ shkruan Istrefi në njoftim.