14:37 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Telekomi i Kosovës tregon që edhe pse po punojnë me stafë të reduktuar do t’i ofrojnë të gjitha shërbimet

Koronavirusi ka bërë që Kosova të jetë në një situatë mjaft të vështirë, ku deri më tani kanë ndërprerë punënën shumë kompani.

Mirëpo Telekomi i Kosovës përmes një njoftimi ka treguar që edhe pse janë duke punuar me numër të reduktuar të stafit prap do t’i ofrojnë të gjitha shërbimet, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar konsumator,

Pas situatës së krijuar në lidhje me virusin COVID 19, Telekomi i Kosovës prioritet kryesor krahas ofrimit të shërbimeve pa ndërprerë ka shëndetin e punonjësve dhe klientëve të saj.

Ne si kompani kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet përhapja e virusit, sipas rekomandimeve të bëra nga institucionet relevante (Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik).

Duke respektuar vendimin e qeverisë që të punojmë me staf të reduktuar ne do të ofrojmë të gjitha shërbimet tona.
Në ndërkohë Telekomi i Kosovës është kujdesur që tu përshtat në tërësi nevojave dhe gjendjes aktuale të krijuar si rrjedhojë e pandemisë duke ju ofruar shumë kanale alternative për të kryer shërbimet tuaja në mënyrë që të shmangni kontaktin direkt me të tjerët.

Posta e Kosovës si partneri i yni strategjik do të kryej shërbime në të gjitha pikatë e saj që kanë vendosur t’i mbajnë të hapura konformë kushteve të reja të krijuara si rrjedhojë e pandemisë. Në anën tjetër E-shop i Telelomit është funksional dhe mbushje mund të dërgoni nga shtëpia nëse nuk dëshironi të lëvizni. Gjithashtu partneri ynë si rishitës ka furnizuar mjaftueshëm me mbushje gjitha marketet, pikatë e karburanit dhe shitësit tjerë zyrtar kudo që shihni shenjën VALA.
Kanale tjera alternative që mund të shfrytëzoni janë edhe të gjithë bankomatët e bankave komerciale në vend. Pra konform përgjegjësisë që kemi si kompani publike kemi ofruar dhe vazhdojmë të ofrojmë të gjitha shërbimet tona në 24/7.

Për çdo paqartësi apo problem ju mund të na shkruani ne FACEBOOK apo edhe të thirrni në Qendrën e Thirrjeve në 080010000.
Lutemi që kjo situata të tejkalohet me lehtësi dhe sa më shpejtë të jetë e mundur.