Telekomi nënshkruan edhe një kontratë me negociim, tejkalon parashikimet buxhetore

Telekomi i Kosovës i ka rikthyer kanalet e platformës shqiptare Tring Tv. 900 mijë euro është vlera e kontratës që ka përfituar platorma shqiptare nga Telekomi i Kosovës.
Kjo e fundit këtë tender e ka proceduar me negociim pa publikim të kontratës. Vlera e kontratës e ka tejkaluar buxhetin e parashikuar të Telekomit për gati 200 mijë euro.
Sipas njoftimit për këtë projekt Telekomi i kishte paraparë 720 mijë euro, ndërsa tenderin me negociim e ka dhenë me vlerë 900 mijë euro.
Nuk ka të dhëna se sa është kohëzgjatja e kontratës, pasi në dosjen e tenderit nuk ka të dhëna të specifikuara.


Ndryshe kjo kontratë vjen pas negociatave maratonike që kanë zhvilluar përfaqësues nga Telekomi i Kosovës me përfaqësues të platformave nga Shqipëria dhe tashmë është zyrtarizuar kontrata midis dy kompanive./Indeksonline/