10:53 / E Enjte, 18 Prill 2019

Telekomi nuk i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin Komisionit Hetimor

Telekomi i Kosovës nuk i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin me kontrata Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri theksoi se përfundimisht menaxhmenti i Telekomit ka dorëzuar një pjesë të dokumentacionit, por jo të tërin.

“Mendoj se duhet t’iu bëjmë edhe një kërkesë të korrigjuar për dorëzimin e disa kontratave tjera të Telekomit. Kërkojmë edhe një herë nga Telekomi kontratën ‘solaria’ për shqyrtim”, tha Ymeri.

Ai theksoi se nëse gjinden vepra penale për këto kontrata, Komisioni do ta dërgojë në prokurori lëndën për Telekomin.

Ymeri kërkojë që shqyrtimi i dokumentacionit të sjellur në këtë komision, të shqyrtohet pa media.

Armend Zemaj, anëtar tha se mosplotësimi i dokumentacionit për Komisionin Hetimor, ka dyshime për t’i ikë përgjumësisë.

Deputeti Milaim Zeka theksoi se për keqpërdorimet siç tha ai të mëdha që kanë ndodhur në Telekom, ky menaxhment duhet ta sjellë të gjithë dokumentacionin me kontrata.