Telekomi s’janë parimor, e dhanë edhe një tender njëburimor

Qeveria e Kosovës brenda tre viteve i ka ndarë 35 milionë euro për Telekomin e Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare pjesën më të madhe të mjeteve kjo korporatë i ka shpenzuar përmes tenderëve një burimor duke shpërblyer me kontrata mijëra euro kompanive me kapital të huaj, raporton IndeksOnline.

Tash së fundmi për “Plotësime funksionale në CRM-Implementimi i sistemit number portabiilly” me negocim pa publikim të tenderit me 190 mijë euro e ka shpërblyer kompaninë “Verso Altima D.O.O-Branch Kosovo.

Kompania në fjalë sipas të dhënave del të ketë zyre në Zagreb, Sarajevë, Mostar, Prishtinë, Tiranë dhe Shkup.
Ndryshe në fund të vitit 2022 Qeveria e Kosovës ia jep hua 20 milionë euro Telekomit të Kosovës për riparim të infrastrukturës në këtë ndërmarrje.
Po ashtu edhe në fund të vitit 2023 i dha edhe 15 milionë euro hua./Indeksonline/