75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Modriç refuzon ofertën e parë të rinovimit

Luka Modric vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të mediave botërore.

Pas një serie të çmimeve të fituara, ende nuk dihet e ardhmja e kroatit.

Sipas rrjetit televiziv madrilen ‘Telemadrid’, ylli kroat ka refuzuar ofertën e parë të rinovimit të ofruar nga klubi.

Mesfushori, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2020, është në kërkim të vazhdueshëm nga Inter. Klubi italian thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë një kontratë për dy sezone me pagë 10 milionë euro në sezon.

Sipas Telesport, Modric poashtu mund të jetë duke pritur për një ofertë më të lartë se sa e para nga klubi i bardhë. /IndeksOnline/