12:12 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Telenovela e rinumërimeve vazhdon, 31% e vendvotimeve të përfunduar

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, fjala që e kemi dëgjuar më së shumti është rinumërim.

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon të rinumëroj mbi 1400 vendvotime, shkruan Indeksonline.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Indeksonline tha se deri më tani 31% e vendvotime janë rinumëruar.

“Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%.”, u shprehë ai./Indeksonline/