Telenovela Xhevat Demaj vazhdon, u largua disa herë nga LDK, sot u rikthye përsëri

Xhevat Demaj përfaqësues i deritashëm i Listës Guxo në Istog është rikthyer në LDK.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook”, Ilir Ferati, transmeton “Indeksonline”.
Kujtojmë se Demaj kishte braktisur disa herë LDK-në dhe sot u kthye përseri.
Një ditë më parë ai tha për “Indeksonline”, se ndjehet i tradhëtuar nga Vetëvendosje për sa i përket kandidatit për kryetar të komunës.
Postimi i plotë i Feratit:
I urova mirëseardhje në shtëpinë e vet z. Xhevat Demaj, koordinator i Listës Guxo në Istog. Xhevatin e njoh prej shumë vitesh; në fakt, në Istog e njohim të gjithë. Një aktivist i kahmotshëm e i palodhshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai vjen nga fshati Vrellë – vendi ku u themelua LDK e Istogut. Xhevati ka vendosur që të vazhdojë kontributin në LDK, shtëpinë e vet politike, andaj me kënaqësi ju njoftoj që bashkë do jemi, si ngaherë, për fitoren e madhe të 17 tetorit.
Na priftë e mbara, Xhevat!