10:47 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Teleperformanca ofron mundësi pune nga shtëpia, për qytetarët e Prizrenit

Sa kohë ka që ke pritur për të gjetur një punë stabile nga shtëpia? Tashmë e ke mundësinë! “Teleperformance”, kompania më e madhe në botë për kujdesin ndaj klientëve, me përvojë 40 vjeçare në fushën e shërbimit të klientëve, organizon dy ditë për të gjithë qytetarët e Prizrenit të cilët e flasin mirë gjuhën gjermane dhe dëshirojnë të punojnë nga shtëpia #WorkfromHome.

Ku dhe kur mund të punësohem?

Të mërkurën dhe të enjten, me datë 3 dhe 4 Mars, që nga ora 9:00 deri në orën 19:00, Teleperformanca në “Hotel Theranda” në qytetin e Prizrenit do t’i hapë dyert për të gjithë gjermano-folësit. Ju mund të shkoni kur të keni mundësi brenda këtij orari dhe nuk do të keni nevojë për termin apo aplikim online. Pasi të jeni paraqitur atje, do të keni rastin të takoheni me ekipin e rekrutimit dhe të njoftoheni me ta.

Kriteri kryesor i punësimit mbetet njohuria e Gjuhës Gjermane. Në rast se niveli juaj i gjuhës përkon me kërkesat e kompanisë (së paku niveli B2), atëherë do t’ju ofrohet kontrata e punës dhe bashkë me ju do të caktohet dita e fillimit të punës.

Më tregoni detaje të tjera pasi të punësohem!

Nëse keni rastin të punësoheni për të punuar nga shtëpia, lloji i punës që do të bëni do të jetë inbound – shërbim ndaj klientëve. Në fillim të saj do të përfitoni bonus të startit të punës prej 200 eurosh. Përveç kësaj, të gjitha pajisjet e nevojshme për punë do të ofrohen nga Teleperformanca.

Cilat janë përfitimet e punës në Teleperformance?

Teleperformanca është një kompani e cila shtrihet në 82 vende të botës dhe ka më shumë se 300 mijë të punësuar. Ashtu si në çdo vend tjetër, edhe në Kosovë ajo ofron mundësi punësimi me standarde gjermane. E përveç kësaj, punonjësit e saj do të kenë:

Pagë të lartë fikse dhe bonuse të larta të produktivitetit;

Trajnim para startit të punës, të paguar plotësisht;

Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve;

Mbulim i plotë i sigurimit shëndetësor

Mundësi të ngritjes në pozita menaxhuese;

Cilat janë përparësitë e punës nga shtëpia?

Prizreni nuk është qyteti i vetëm, ku do të punohet nga shtëpia. Teleperformanca ka më shumë se 150 mijë persona që punojnë nga ambientet e shtëpisë, pa u munguar atmosfera ideale e punës, marrë parasysh që edhe pajisjet e punës ofrohen nga kompania. Sipas një studimi nga ConnectColution, 77% e të anketuarve thanë se janë më produktivë kur punojnë nga distanca, krahasuar me punën në një ambient zyre. Ndërkaq, në një tjetër anketim, 82% e të anketuarve treguan që ndjeheshin më të lumtur kur punonin nga distanca.

Në fund, për të gjithë ju që jeni nga qytetet e tjera, Teleperformance nuk do të ndalet këtu. Gjatë muajve të tjerë do të ketë punësime në çdo qytet të Kosovës!

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=434612674660345