Televizioni gjerman ZDF sjell reportazhin special për kombëtaren e Kosovës

“Futbolli i Kosovës mes karrigeve” është titulluar reportazhi special që televizioni publik gjerman ZDF i ka kushtuar ekipit kombëtar të Kosovës.
Gazetari Markus Jestaedt, i shtyrë nga relacionet e Spanjës me Kosovën dhe problemet politike, ka realizuar këtë reportazh rreth 8 minuta, që është transmetuar në ZDF.
Aty flasin krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, trajneri Bernard Challandes, futbollistë e ish futbollistë.
/Indeksonline/