Televizioni kosovar konfirmon transmetimin e ndeshjes Gjilani – APOEL

Gjilani do të luaj me APOEL Nicosia në ndeshjen kualifikuese të Europa League.
Pas triumfit ndaj Tre Penne në San Marini, nënkampionët e Kosovës tani e kanë punën pak më të vështirë.
Ndeshja do të luhet nesër nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe transmetohet Drejtpërdrejtë në RTK.
Lajmin për transmetimin e ka bërë vetë televizioni publik përmes një njoftimi në rrjetet sociale. /IndeksOnline/