75 Mall Live Search
00:06 / E Martë, 25 Korrik 2023 / kutia

Televizioni publik e kthen Ligën e Kampionëve

Radio Televizioni i Kosovës e ka paralajmëruar rikthimin e transmetimit të Ligës së Kampionëve.

Kjo u bë e ditur nga vet faqja zyrtare e televizionit publik përmes një videoje.

Transmetimi i garës më prestigjioze evropiane do të jetë për periudhën 2024-2027.

Tash e 10 vite, RTK nuk e transmetonte Ligën e Kampionëve.

Kohëve të fundit, RTK e ka humbur edhe transmetimin e Kombëtares së Kosovës dhe nuk dihet se kur do ta kthejë.