75 Mall Live Search
08:20 / E Diele, 22 Tetor 2023 / Gj. Sh

Televizioni publik me një tjetër emision sportiv, Qeqa ndan detaje: Projekt për të cilin kam ëndërruar dhe punuar për 15 vite

Radio Televizioni i Kosovës do të filloj së transmetuar një emision të ri sportiv.

Gazetarja e sportit Qeqa Krelani ka njoftuar se projekti për të cilin ka punuar dhe ëndërruar për 15 vite vite, po bëhet emision sportiv në televizionin publik.

Ajo ka thënë se emisioni qe do të transmetohet të enjteve do të sjell debate, intervista, emocione, eksluzivitete dhe gjithçka që sjelle segmenti më i bukur në botë, sporti. 

Postimi i plotë i Krelanit:

Jam shume e lumtur qe projekti per te cilin kam enderruar dhe punuar per 15 vite, po behet  emision sportiv ne Radio Televizionin e Kosoves

Cdo te enjte do te udhetojme se bashku drejt gjerave me te bukura qe di te krijoje sporti veçanerisht futbolli

Euro2024 eshte afer, prandaj aromen kryesore te emisionit do ta kete edhe festa mbare shqiptare.

Debate, intervista, lojera, emocione, eksluzivitete dhe gjithçka qe sjelle segmenti me i bukur ne bote, sporti. 

Faleminderit bordit dhe menaxhmentit qe ishin te vetmit te cilet i dhan jete ketij emisioni dhe misioni, mbas 15 viteve te mia perpjekje .

Qeqa Coming Soon