17:32 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / B O

“Teli i gabuar”, një ditë në foto nga një ekip që çaktivizon bomba

Në fotogalerinë e mësipërme iu sjellim një ditë nga një seancë stërvitore nga një ekip special i ushtrisë kineze që përdoret për të çaktivizuar bombat.

Një detyrë që nuk është për personat me zemër të dobët, pasi pjesëmarrësit në këtë trajnim duhet të përballen me kushte ekstreme për kërkimin e çaktivizimin e pajisjeve shpërthyese.

Në një nga trajnimet shfaqet një teknik kurajoz ndërsa kalon me veshjen speciale mbrojtëse mbi një tra ekuilibri dhe në dorë një bombë, ndërsa pas tij ndodh një shpërthim i madh. Provë kjo që jo të gjithë mund ta kalojnë.