75 Mall Live Search
08:50 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Teli i zhveshur i rrymës tek shtatorja e Zahir Pajazitit që rrezikon qytetarët

Një nga pjesët më të frekuentura, veçmas nga familjarët në kryeqytet është sheshi “Zahir Pajaziti”.

Aty përveç të rriturve janë edhe fëmijët të cilët shëtiten dhe argëtohen në këtë vend.

Megjithatë loja e tyre mund të jetë në rrezik, për shkak se tek përmendorja e Zahir Pajazitit, një tel i rrymës është zhveshur.

Kjo gjë ka bërë që të ketë reagime edhe në rrjete sociale, pasi kompania që është marrë me ndërtimin e kësaj shtatoreje ka për obkigim sipas kontratës ta monitorojë dhe mirëmbajë të njëjtën./Indeksonline/