75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 26 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Temaj zyrtarisht nis punën si ushtrues detyre i rektorit në Universitetin e Prizrenit

 Pas zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prizrenit, sot edhe zyrtarisht ka nisur punën, Ismet Temaj, si Ushtrues Detyre i rektorit në Universitetin ‘Ukshin Hoti’.

 Disa studentë nga ky universitet i kanë shkuar në zyre duke ia uruar detyrën e re Temajt.

Ata madje në shenjë urimi i kanë dërguar edhe lule.

 Ndryshe, Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur të premten e kaluar ka zgjedhur për ushtrues detyre të Rektorit Prof. Dr. Ismet Temaj. Këtë detyrë Temaj do ta ushtroj deri në zgjedhjen e Rektorit.

Në këtë mbledhje KD ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit.