08:46 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Temë dite në parlamentin kroat do të jetë Kosova, ja propozimi që do të jipet

Parlamenti kroat do të vazhdojë sot punën me një debat që në fokus do të jetë Kosova.

Në Parlamentin e shtetit fqinj, do të hidhet sot propozimi për Forcat e Armatosura Kroate për të marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë.

Sipas propozimit, deri në 150 anëtarë të Forcave të Armatosura Kroate dhe dy helikopterë të Forcave Ajrore Kroate duhet të dërgohen në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Aktualisht kontigjenti kroat ka rreth 40 pjesëtarë me mision në Kosovë.

Kontingjenti kroat është i ngarkuar me transportin ajror, punën në selinë e KFOR-it dhe ka disa anëtarë këshillues në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës./Indeksonline/