75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Temperatura e fëmijës arrin vlerën e 40 gradëve, nuk trajtohet në Prishtinë

Greva e punëtorëve shëndetësor duket se më së shumti po i dëmton pacientët, të cilët po kërkojnë trajtim.

Mjekët në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Kalabri nuk kanë pranuar që t’i japin trajtim mjekësor fëmijut katër vjeçar, temperatura e të cilit kishte arritur vlerën e 40 gradë C.

Prindi fëmiljës ka raportuar në redaksinë e “Indeksonline” ku ka theksuar se mjekët janë arsyetuar se janë në grevë, duke thënë se nuk mund të japin trajtimin e nevojshëm.

Rikujtojmë që greva e punëtorëve shëndetësor ka nisur që nga dita e mërkurë, kurse kërkesa e tyre është rritja e pagave përmes miratimit të Projektligjit të ri për pagat./Indeksonline/