75 Mall Live Search
07:29 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / MSH

Temperatura të larta e shi i përzier me baltë, ky është parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht në veri të vendit pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Sipas MeteoKosova, si pasojë e pluhurit saharian, në ato zona ku ka shi, të reshurat do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë nga kuadrati i perëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 16-58 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 33°C.