75 Mall Live Search
07:19 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / MSH

Temperatura të larta edhe sot, maksimalja arrin në 38 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.