75 Mall Live Search
07:38 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

Temperatura të ulëta gjatë kësaj jave

Gjatë kësaj jave, mbi vend do të ketë mot të qëndrueshëm, kjo si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat mbeten prezent gjatës kësaj periudhe të parashikimit.

Mëngjeset do të jenë të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

Po ashtu Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paraparë që të fryjë erë e lehtë deri mestarë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

Java do të jetë e favorshme për mbjelljen e kulturave vjeshtore, pasi që ditët q ë lamë pas pati reshje në sasi të konsiderueshme të shiut e ku tani është afati kohor për mbjelljen e kulturave vjeshtore.