Temperaturat 36 gradë, punëtorët e ndërtimtarisë në maje të kulmit
Sot në gjithë vendin kanë mbretëruar temperatura të larta. Në disa vende, temperaturat kanë arritur deri në 38 gradë celsius.
Por, vapa e madhe nuk i ka ndaluar që punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë të hipin në skele e nëpër çati të shtëpive, transmeton Indeksonline.

Siç shihet në këto foto të realizuara në Prishtinë, punëtorët e ndërtimit po punojnë në këtë vapë të madhe (36 gradë celsius).
Ndryshe, për këtë gjendje të rëndë të punëtorëve të ndërtimtarisë në këto ditë të nxehta, Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka kërkuar që t’u ridefinohet orari i punës.
Ata përmes një letre dërguar Ministrisë së Punës, Inspektoratit e pronarëve të kompanive private kanë kërkuar që të ruhet jeta e punëtorëve në këto ditë me temperatura të larta.
“Ftojmë edhe pronarët e kompanive që përderisa të jenë këto temperatura ta ridefinojnë orarin e punës dhe t’u ikin temperaturave të larta sidomos nga ora 11 e deri ne orën 17 . Për çdo pakujdesi ndaj kësaj situate në rend të parë do jenë përgjegjës pronarët e kompanive si dhe Inspektorati i Punës’, thuhet në letrën e Sindikatës së Sektorit Privat./Indeksonline/
