75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019 / indeksADMonline

Temperaturat deri në 31 gradë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pjesën e parë të dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.