75 Mall Live Search
19:33 / E Premte, 21 Qershor 2024 / MSH

Temperaturat e larta/ Kërkim-shpëtimi malor del me apel për bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve

Si pasojë e temperaturave të larta, Shërbimi i Kërkim-shpëtimit Malor të Kosovës ka dalë me një apet për të gjithë bjeshkatarët dhe vizitorët e maleve.

Në njoftimin e tyre në Facebook thuhet që ta evitojnë ekspozimin në diell.


Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

Të dashur bjeshkatarë, dhe vizitorë të maleve!

Ditëve të fundit dhe në vazhdim mbi vendin tonë mbizotëron një gjendje jo normale e temperaturave të larta.

Ju lutem zgjedhni me kujdes aktivitetet e juaja bjeshkatare duke evituar ekspozimin në diell.

Merrni lëngje të mjaftueshme dhe hidratoni trupin tuaj para, gjatë dhe pas aktiviteve në bjeshkë, duke e shoqëruar me minerale të nevojshme.

Planifikoni shtigjet ku mund të furnizoheni me ujë si dhe keni veshmbathje të duhura në përshtatje me temperaturat: të lehta, me veti ajrosje dhe nuanca të ndritshme. Mbuloni kokën dhe qafën me kapela dhe shami mbrojtëse kundër diellit si dhe përdorni krem kundër djeg-jes nga dielli.

Bëni pushime të shpeshta gjatë ecjes dhe zgjedhni vende nën hije. Planifikoni itinerarin e ecjes duke u bazuar në elementet e menaxhimit të rrezikut, çasja në rrjetin GSM telefonik apo SOS satelitor.

May be an image of 5 people and text