Temperaturat e larta, KPK-ja shtyn datën e mbajtjes së testit kualifikues për prokurorë të rinj

Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se testi kualifikues për prokurorë të rinj, i paraparë të mbahej më 26 korrik 2025, është shtyrë për një datë tjetër.
Sipas njoftimit, vendimi për shtyrjen e testit është marrë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve, në përputhje me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 102/VII/2025 të 22 korrikut 2025, që përcakton masa mbrojtëse për ekspozim në temperatura të larta.
“Testi Kualifikues do të mbahet më 30 gusht 2025, ndërsa vendi dhe koha e mbajtjes mbeten të njëjta”, tha KPK-ja.
Këshilli Prokurorial i Kosovës i siguroi kandidatët se do të vazhdojë të veprojë në përputhje me parimet e transparencës dhe përgjegjësisë institucionale./Indeksonline/