75 Mall Live Search
14:05 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / S Z

Temperaturat e larta, zjarri kaplon arat në fshatin Llapashticë të Podujevës

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit, kanë shkaktuar zjarre në vende të ndryshme të Kosovës. Por sot një zjarr ka shpërthyer në fshatin Llapashticë të Podujevës.  Nga zjarri janë përshirë arat e mbjella me grurë.

Sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka përfshirë disa sipërfaqe të parcelave bujqësore, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezik për përhapje në zona të banuara./Indeksonline.