75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Temperaturat ekstreme në SHBA, ngrihet liqeni i Michigan-it

Pjesa më e madhe e territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është goditur nga i ftohti polar dhe temperatura që shkojnë deri -51 gradë celsius.

Moti i keq në veri të SHBA-së ka shkaktuar probleme në rrugë dhe në transportin publik, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.

Vorbulla polare po shkakton kërdi në dhjetëra milionë njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara të cilët janë duke u përgatitur për një ngrirje të thellë arktike që ka ndaluar shërbimet postare në pesë shtete dhe ka anulluar më shumë se 2.700 fluturime.

Temperaturat ekstreme tregohen më së miri edhe përmes këtyre fotove ku tregojnë liqenin e Michiganit në Chicago i cili ka filluar të ngrihet dhe të mbushet me akull. /IndeksOnline/