75 Mall Live Search
15:54 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Temperaturat minus, Donjeta Sadiku nuk i ndal stërvitjet

Kampionia e Kosovës në boks në kategorinë e femrave, Donjeta Sadiku po vazhdon me stërvitje.

Edhe pse sot gjatë ditës ka pasur temperatura të ulëta, Donjeta nuk e ka pasur problem të dalë dhe të stërvitet në natyrë, shkruan IndeksOnline.

Sadiku ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke vrapuar.

“Qëndro e fokusuar”, ka shkruar boksierja kosovare në rrjetet sociale./IndeksOnline/