07:01 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Temperaturat në Kosovë deri në 32 gradë

Javë me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Fushat e presionit të lartë dhe vala e të nxehtit që kanë kapluar Evropën perëndimore gjatë kësaj jave do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke kushtëzuar mot të nxehtë, kryesisht me diell dhe kthjellime.6.08-7.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. 8.08-9.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell, e gjatë ditës pjesërisht vranët. 10.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 32C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të jetë stabile mbi vlera normale.