08:22 / E Martë, 28 Maj 2024 / AR

Temperaturat në Pakistan kalojnë 52 gradë Celsius

Temperaturat u rritën mbi 52 gradë Celsius (125.6 gradë Fahrenheit) në provincën jugore të Sindh të Pakistanit, në mes të një vale të nxehtë të vazhdueshme.

Temperaturat ekstreme në të gjithë Azinë gjatë muajit të kaluar u përkeqësuan me shumë gjasa si rezultat i ndryshimeve klimatike të drejtuara nga njerëzit, kanë thënë një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në Mohenjo Daro, një qytet në Sindh, i njohur për vendet arkeologjike, temperaturat u rritën deri në 52.2 C (126 F) gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit Meteorologjik të Pakistanit për Reuters.

Kjo është temperatura më e lartë sivjet e regjistruar dhe iu afrua niveleve më të larta rekord të qytetit dhe vendit prej 53,5 C (128,3 F) dhe 54 C (129,2 F) respektivisht.