75 Mall Live Search
20:50 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / Z S

Temperaturat në Pallat, KGJK-ja gjobitet me 5 mijë euro nga Inspektorati i Punës

Ndonëse Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk është kompetente për mirëmbajtjen e klimatizimit të Pallatit të Drejtësisë, një gjobë për këtë i ka shkuar nga Inspektorati i punës. 

Kjo, nuk është pritur mirë nga kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, që nuk u kursye nga e kritikat për Inspektoratin.

“Këto ditë ne kemi pranu se qudia në sistemin tonë është interesant nga inspektorati i punës kemi marr një gjobë prej 5 mijë euro, për mosndërhyrje ndonëse përgjegjësia është e MPB-së, kam një përshtypje që inspektorati i punës nuk guxon me shku te ministria e Punëve të Brendshme, edhe po e perseriti që nuk guxon me shku ka gjetë një derë të hapur tek KGJK-ja”, ka thënë Zogaj.

Javë më parë, kur nisi ngritja e temperaturave, inspektorati i kishte vlerësuar se në Pallat nuk kishte kushte të duhura për punë, dhe u ishte dhënë afat çka ka dhënë afat disa ditë për ndërhryje urgjente.

Kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor në pikën kur u fol për memorandumin mes KGJK-së, KPK-së e Ministrisë së Punëve të Brendshme që menaxhimi i teknik nga kjo e fundit të kalojë në kompetenca të sistemit të drejtësisë.

“Me heq një çështje të rëndësisë së veçantë të gjyqësorit nga njerëzit më të papërgjegjshëm që kemi mujt me taku najher në historin e funksionimit të institucioneve, ka qenë storja më e keqe e katër viteve të mija si kryesues komunikimi me institucionet për çështjen e pallatit..”, ka shtuar Zogaj.  

Sekretari i KGJK-së, tha se ka pak gjasa që këtë vit të ketë ndërhyrje dhe përmirësim të gjendjes.

“Duke e pa gjendjen që është sot në pallat intervenimet e mos intervenimet në pallat, përgjigjet e mospërgjigjet, e ministrisë është më mirë me u marr përsipër përgjegjësit megjitha këto vështirësi por me kushtin që Këshilli me dit dhe mos me prit që shpejt kem me bo mrekulli, marrja e përgjegjësive na e mundëson me planfiku..”, ka thënë Shkëlzen Maliqi , sekretar i KGJK-së.

Antarët e KGJK-së, votuan për ta nënshkruar këtë memorandum.

Në këtë mbledhje në mesin e pikave që janë diskutuar ka qenë edhe raporti i jashtëzakonshëm mbi gjendjen në Gjykatën e Apelit, ku u tha se shkalla e efikasitetit mund të bie për shkak të lëndëve civile që burojnë nga lënda kolektive, si dhe me reduktimin e punës si pasojë e temperaturave të larta.

Gjithashtu, përveç disa ndryshimeve dhe avancimeve të gjyqtarëve të miratuara, Shemsedin Haxhijaj u zgjodh kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë me mandat 5-vjeçar./Indeksonline/