Ten Hag i ka ditët e numëruara, drejtuesit e United zhvillojnë bisedime sekrete me disa trajner

Erik Ten Hag si duket se i ka ditët e numëruara te Manchester United.
Barazimi i fundit me Fenerbahchen në Europa League, ka mbushur kupën e drejtuesve të klubit, shkruan IndeksOnline.
“Daily Mail” raporton se Manchester United ditët e fundit ka pasur bisedime me disa trajnerë.
Madje në 10 ditët e fundit, United ka pasur bisedime me Xavi Hernandezin.
Sipas asaj që raportohet, një delegacion prej katër anëtarësh i udhëhequr nga shefi ekzekutiv Omar Berrada, fluturoi për në Barcelonë.
Përveç bisedimeve me Xavin, drejtuesit e Manchester United në listën e objektivat e mundshëm janë edhe trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim dhe ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic./IndeksOnline/