75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 02 Shtator 2025 / SH

Ten Hag i kushton Leverkusenit 100.000 euro në ditë!

Leverkuseni shkarkoi trajnerin Erik ten Hag pas vetëm dy ndeshjeve në ligë dhe i dha lamtumirën pa asnjë fjalë falënderim.

Megjithatë, klubi po e bën largimin e holandezit më të dobishëm financiarisht. Sipas SPORT BILD, një klauzolë ishte përfshirë në kontratë. Trajneri në fund të fundit do t’i kushtojë Bayerit 100.000 euro në ditë.

Pagesa e kompensimit për Ten Hagun, kontrata e të cilit skadonte deri në vitin 2027, është e përcaktuar në kontratë. Ai do të marrë pak më pak se pesë milionë euro pas ndërprerjes së shpejtë të kontratës. Duke përfshirë pagën e tij për dy muajt, kjo shumë arrin në rreth gjashtë milionë euro për 60 ditë shërbimi (1 korrik – 31 gusht). Kjo është rreth 100.000 euro në ditë./Indeksonline/