09:44 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / C E

Ten Hag ia mbyll dyert PSG-së: Rashford është në planet tona

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, thotë se ai e do Marcus Rashfordin dhe pret që sulmuesi anglez të mbetet me klubin këtë sezon.

Përfaqësuesit e Rashford u takuan me skuadrën franceze Paris St-Germain, të cilët kanë një interes afatgjatë për lojtarin.

Por Ten Hag dëshiron që sulmuesi anglez, 24 vjeç, të qëndrojë në Old Trafford.

“Ai e di që unë e dua, ai e di që dua që ai të jetë këtu”, shtoi trajneri i United. “E keni parë që nga dita e parë që jam këtu, jam shumë i lumtur me të”.

Ten Hag shtoi: “Ai është padyshim në planet tona në Manchester United”.

Rashford pati vështirësi sezonin e kaluar, duke dështuar të ndikojë pasi humbi fillimin e sezonit pas operacionit në shpatull.

Ai shënoi katër gola në 25 paraqitje në Premier League dhe humbi vendin e tij në skuadrën kombëtare të Anglisë.