15:59 / E Shtunë, 20 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ten Hag kërkon mbështetje nga fansat

Trajneri i Manchester United Erik ten Hag u kërkoi fansave që të qëndronin të bashkuar përpara përballjes të së hënës kundër Liverpulit, ndërsa disa prej tifozëve planifikojnë që të protestojnë kundër familjes Glejzër. Kritikat kanë qenë të mëdha për “Djajtë e kuq” të cilët kanë humbur dy takimet e para të Premier Ligës, duke e nisur në mënyrën më të keqe sezonin në 30 vitet e fundit.

“Unë mund të them vetëm se pronarët duan që të fitojnë dhe fansat, i duam në mbështetje të ekipit. Mund ta kuptoj ndonjëherë, por nuk kam shumë kohë në ekip që të shikoj gjithë prapaskenën,. Tani kundër kemi Liverpulin. E dimë çfarë ndodh kur luan kundër tyre, sidomos kur je Junajtid. Duhet të jemi gati. Na duhet të luftojmë gjatë gjithë sezonit, e ndeshje pas ndeshjeje”.

Për herë të fundit, Junajtid e fitoi kampionatin në vitin 2013, e ndaj “të kuqve” do të synojë që të marrë fitoren e parë. Me ekipin është stërvitur Enthoni Martial që ka pasur një tërheqje, por është e paqartë nëse do të luajë ndaj Liverpulit.

Ten Hag i gëzohet faktit që me skuadrën do të bashkohet edhe mesfushori brazilian Kasemiro, që ka pranuar të largohet nga Reali, ndërsa edhe Kristiano Ronaldon e ka pjesë të planeve të tij. Trajneri Jurgen Klopp flet për sfidën kundër “Djajve të Kuq’, me ekipin e tij që ka marrë dy barazime nga nisja e kampionatit.

“Ne duhet që të menaxhojmë me të gjitha situatat. E gjithë bota do ta shikojë atë. Të shikojmë se si këto dy ekipe të mëdha do ta përballojnë situatën. United mund të mos ndryshojë asgjë, ose gjithçka, pra duhet të përgatitemi me zgjuarsi. Sfidë e fortë, Junajtid kurrë s’do jetë i lehtë”.

“Të kuqtë” kanë shënuar 13 gola në tri takimet e fundit në kampionat kundër Junajtid, por gjermani mendon se ekipi nuk duhet të bazohet tek ato rezultate për sfidën e radhës.